Grinden për motive banale, plagosje me thikë në Korçë

Një 28-vjeçar u plagos me thikë mbrëmjen e sotme në lagjen "Radenec" të Korçës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:10, ku shtetasi Paulin Metaj është plagosur me thikë në këmbë nga 46-vjeçari me iniciale E.I pas një konflikti që kanë pasur mes tyre.

Mësohet se ai ka marrë dëmtime në pjesën e kofshës, por sipas bluzave të bardha është jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 08.10.2020, rreth orës 18:10, në lagjen nr. 17, gjatë një konflikti të çastit, shtetasi E. I., rreth 46 vjeç, banues në Korçë, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës (thikë) në këmbë shtetasin P. M., rreth 28 vjeç, banues në Korçë, i cili u dërgua për mjekim në Spitalin e Korçës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën” – njoftoi policia.

Nga ana e Policisë, po punohet për kapjen e autorit si edhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Burimet bëjnë me dije se i plagosuri Metaj njihet si person problematik nga policia dhe banorët.