Aksi i vjetër Levan - Vlorë i harruar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Tetor 2020, 16:32
Përgjatë aksit Levan - Vlorë shtrihen disa fshatra ku banorët tashmë ndihen të harruar për shkak të mungesës së investimeve.
Thonë se vuajnë pasojat e infrastrukturës së dëmtuar dhe mungesës së ndriçimit që sipas tyre vështirëson lëvizjen dhe rrezikon jetë.
Mjetet aty thonë lëvizin me shpejtësi tej normave të lejuara në zonat e banuara
Veç investimeve në rrugë kanë edhe një tjeëtr kërkesë që po ashtu ka të bërë me lëvizjen.
Kërkojnë nga bashkia një lijë të trasnportit Urban.
Kjo rrugë përllogaritet se u shërben më shumë se 5 mijë familjeve, por vit pas viti, banorët i kanë humbur shpresat për një investim që do tu jepte zgjidhje këtyre shqetësimeve.