Soreca flet troç: Shqipëria hapa pas në lirinë e medies, larg standardit evropian, rreziqe për censurë

Duke folur në Këshillin Kombëtar të Integrimit Evropian, ambasadori i BE-së, Luigi Soreca u shpreh se në raport me lirinë e medie vendi ynë nuk ka bërë përparim vitin e fundit.

Ai shtoi se amendimet e qeverisë miratuar vitin e shkuar janë larg standardit evropian dhe se rrisin rreziqet për censurë.

Duke iu referuar raportit të Këshillit Evropian, Soreca theksoi se gazetarët janë frikësuar dhe është ushtruar dhunë ndaj tyre nga policia.

Soreca: Sa i përket lirisë së fjalë, më vjen keq të them se është e vetmja fushë ku nuk kemi parë asnjë përparim këtë vit. Në dhjetor të vitit 2019 u miratuan disa amendamente, për të cilat u dha edhe një opinion nga komisioni i Venecias, dhe që janë larg nga standardi evropian.

Këto amendamente rrisin rreziqet në lidhje me censurën dhe autocensurën, ndoshta edhe hapa pas të lirës së shprehjes. Në raport është folur edhe për frikësim të gazetarëve dhe përdorimi ne dhunës nga policia ndaj gazetarëve që po bënin punën e tyre legjitime.