Detaje të reja nga vrasja e kushërinjve/Trupat u gjetën pranë njëri-tjetrit, Klementi me plumb në kokë dhe Vilsoni në bark
Zbardhen detaje të reja nga aksioni i sotëm i Policisë së Shkodrës në fshatin Vrith ku u gjetën trupat e pajetë të dy të rinjve Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj, të zhdukur prej ditësh.
Mësohet se babai i 25-vjeçarit Danjel Pepaj, që dyshohet se është edhe autori i vrasjes së tyre, i ka dërguar forcat e Policisë në parcelat me kanabis.
Dy trupat e pajetë të kushërinjve janë gjetur pranë njëri-tjetrit, të qëlluar me disa plumba dhe të dëmtuar.
Klement Pepaj është qëlluar me armë zjarri në kokë, ndërsa Vilson Çutaj është goditur në pjesën e barkut.
Më shumë se 3 orë u janë dashur banorëve të zonës dhe policisë që të bëjnë transportimin e trupave të pajetë drejt qendrës së fshatit në këmbë.
Më pas, trupat e pajetë të dy të rinjve, të cilët rezultonin të zhdukur prej 3 tetorit, janë dërguar në morgun e Spitalit të Shkodrës për ekspertizë mjeko-ligjore.
Nga të dhënat e deritanishme, forcat e Policisë nuk kanë arritur të gjejnë armën e krimit.
LEXO EDHE: FNSh kërkon 3 kushërinjtë e zhdukur, gjen parcela me kanabis