Si në filma/ Përdori tubin e gazit për tu futur në banesë e për të grabitur. Arrestohet shqiptari

Hetuesit e Skuadrës Lëvizëse në Policinë e Spezias në Itali arrestuan një shqiptar, 37 vjeç, për të cilin Prokuroria kishte kërkuar 4 vjet burg me akuzën e vjedhjes.

Faktet mbi shqiptarin datojnë nga fundi i vitit 2013 kur ai, së bashku me dy bashkëpunëtorë të tjerë, kishin kryer një vjedhje brenda një shtëpie në Fossitermi, duke përdorur tubin e gazit për t'u ngjitur dhe për tu futur në banesë.

Vjedhja e argjendarive dhe orëve të arit llogaritet në mbi 60,000 euro.

Në vitin 2013 u bërë e mundur vetëm arrestimi i dy bashkëpunëtorëve, ndërsa shqiptari u prangos vetëm pak orë më parë.

Pas arrestimit, shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, është dërguar në burgun e Spezias.