Zgjerimi i BE dhe Shqipëria, ky është qëndrimi zyrtar i Holandës

Holanda, një ndër shtetet më skeptike sa i përket zgjerimit të Bashkimit Europian dhe hapjes së negociatave me Shqipërinë, pritet të ndryshojë rregullat parlamentare sa i takon kësaj çështjeje.

Sikurse është rënë dakort me Parlamentin, Qeveria Hollandeze është angazhuar të përditësojë rregullat parlamentare sa i takon çështjes së zgjerimit në BE.

·       Diskutimet e djeshme në parlament ishin pjesë e këtij angazhimi.

·       Dje, parlamenti hollandez diskutoi shkurtimisht një letër që Ministri i Jashtëm Blok i pati dërguar parlamentit më datë 4 shtator.

Letra i referohej draftit të kuadrit të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, shpërndarë nga Komisioni Europian në datën 1 korrik dhe që së fundmi po diskutohet në Bruksel.

·       Në datën 6 Tetor, Hollanda gjithashtu mori paketën vjetore të zgjerimit të publikuar nga Komisioni Europian, pjesë e të cilës është dhe raport progresi për Shqipërinë për 2020.

·       Si zakonisht, qeveria hollandeze do t’i dergojë parlamentit një vlerësim të kësaj pakete në javët në vijim. Kjo do të vijohet nga një debat sipas procedurave parlamentare.

·       Do të jetë takimi i Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme, e cila në nëntor do të diskutojë edhe paketën e zgjerimit.

Qeveria holandeze për herë të parë ka propozuar hapjen e negociatave për Shqipërinë, por duke vendosur kushte.

Holanda pret që Shqipëria të bëjë përparim me ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, plotësimin e Gjykatës së Lartë, finalizimin e vetingut, forcimin e luftës ndaj korrupsionit, përfshirë zyrtarë të lartë dhe rishikimin e ligjit të medias, sipas Komisionit të Venecias.

Për Maqedoninë e Veriut, “po”-ja është pa kushte.

/A.R, OraNews