"Pushka tu bëftë top"/ Kujtim Gjuzi pozon me snajper në mes të ditës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Tetor 2020, 15:14
Fotoja në rrjetet sociale e deputetit të Kuvendit Kujtim Gjuzi me një snajper në dorë duke marrë shënjestër për nga liqeni i Pogradecit ka ngjallur shumë polemika.
Por përpos, pozimi me snajper ka marrë edhe shumë pëlqime e komente, ku nuk mungojnë as ato të qytetarëve drejtuar deputetit.
“Pushka tu bëftë top or mik Por në parlament Jo aty !! Bëje si burrat or mik e çliroje Shqipërinë nga ata dy tradhëtarët, nga ai i gjati edhe ai pisi komunist që mban karrigen e kryeparlamentarit. Na ndero, bëhu Avni Rustemi II”, shkruan një qytetar, ndërsa në një koment tjetër Gjuzi përgjigjet se “Konservatorët janë paqësorë”.
