Editorial i Temporas - A është Shqipëria pranë kolapsit financiar?

Pas rishikimit te buxhetit për shkak te paketës se ndihmës prej Covid 19, borxhi zyrtar i Shqipërisë arriti shifrën rekord 80%, ne kushtet e parashikimit te rënies ekonomike -5,7% sipas Ministrisë se Financave dhe -9% sipas BERZH.

Por këtu nuk llogariten humbjet nga arbitrazhet ndërkombëtare, detyrimet e prapambetura, borxhi i fshehur i PPP-ve dhe detyrimet ndaj bashkive, qe ne total shkojnë sa 30% e prodhimit te brendshëm bruto.
Sikur te mos mjaftonte tërmeti e pandemia, sjellja arrogante e qeverise ndaj investitorëve te huaj, hakmarrjet personale dhe politike po rendojnë vetëm xhepat e taksapaguesve shqiptare.

Ilir Meta: Shteti shqiptar nuk mund të vazhdojë të marrë borxhe pa fund dhe të rrëzohet për shkak të borxheve, për të shlyer në mënyrë të veçantë dëmet e shkaktuara jo nga shteti shqiptar, por nga korrupsioni, papërgjegjshmëria dhe veprimet e paligjshme, për të mos thënë korruptive, të Kryeministrit dhe të vartësve të tij!

Kur Avokatura e Shtetit në varësi të Kryeministrit guxon dhe nuk i kthen përgjigje Kreut të Shtetit, jo vetëm që ka shkelje direkte të nenit 92 të Kushtetutës, por kjo mënyrë sjelljeje provon qartë se brenda saj fshihet një qëllim kriminal dhe për këtë duhet dhe do të mbajë përgjegjësi individuale çdo person që nuk jep informacionin e kërkuar, por edhe ai që e ka urdhëruar mosdhënien e tij!

https://www.youtube.com/watch?v=l3uwIQ5btwM
https://www.youtube.com/watch?v=IjYFyzx8SiA

Qeveritarët dhanë një tjetër shfaqje publike për këtë çështje.

Rama: Nuk kemi humbur asnjë gjyq në arbitrazh.

Ahmetaj: 0 leke ka për të marrë Becchetti.

Megjithatë në Buxhetun e shtetit të rishikuar nga kjo qeveri parashikohet shlyerja e dëmit ndaj Francescho Becchettit.

https://www.facebook.com/1701679976798494/posts/2463736863926131/?extid=0&d=n


Rreziku që i vjen buxhetit dhe financave publike nga vendimet në Gjykatën e Arbitrazhit është ngriturr herët.

Qe ne vitin 2017, kryeministri Edi Rama është informuar, me shkrim nga Ministri i Drejtësisë, se dhjetëra milion euro ishin humbur dhe rrezikonim humbjen e 2 miliard eurove te tjera, sipas informacionit te përgatitur nga vetë Avokatura e Shtetit. Asnjë reagim nga Rama.

Dy muaj pas gjobitjes së Shqipërisë me 109 mln euro nga gjykata e arbitrazhit, për padinë e biznesmenit, Becchetti, një tjetër faturë prej 44 milionë dollarësh vjen si ndëshkim për Shqipërinë.

Rasti i fundit ka të bëjë me dëmshpërblimin e kompanive Copri dhe Aktor, për prishjen e kontratës për ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan. Përtej akuzave të ndërsjella politike, dëmi përkthehet në kosto për taksapaguesit.

https://www.facebook.com/379694588710472/posts/3682768555069709/?extid=0&d=n

Vendimi i fundit i arbitrazhit vërteton dhe njëherë se ndryshimet e njëpasnjëshme në këtë projekt, sipas oreksit të ministrave dhe drejtorëve që ndërroheshin dhe i përkisnin LSI, të ndjekur penalisht për shkeljet e kryera, do pasoheshin me faturë financiare për shqiptarët

LSI publikoi letrën e informimit që ish ministri kishte bërë në mars të vitit 2016, mbi problematikat me firmën Greke.

https://www.facebook.com/267225880099293/posts/1754662084688991/?extid=0&d=n

Do mësohej pak me vone se një tjetër gjyq ne arbitrazhin ndërkombëtar e pret Shqipërinë, behet fjale për kontratën e Ujësjellës- kanalizimeve ne Tirane me Dondi Kubota, prere ne vitin 2018, kur punimet kishin arritur ne masën 70%. kontrata zgjidhet nga ministria e infrastrukturës dhe energjisë.

KLSH ka gjetur paligjshmëri ne zgjidhjen e kontratës, shuma qe rrezikojnë taksapaguesit shqiptare është mbi 90 mil euro.

Po këto muaj u mësua se edhe Kompania Kurum ka çuar shtetin shqiptar ne Arbitrazh ndërkombëtar për prishjen e njëanshme te kontratës se terminalit te konteniereve ne Portin e Durresit. Dëmi që kërkohet është plot 100 mln euro.

Po sa çështje te tjera ka?

Te sigurt kemi se vetëm ne 8 muaj fatura nga gjyqet e humbura te arbitrazhit nga ana e shtetit shqiptar kane arritur ne 154 mil euro dhe nga 2014 mbi 264 milionë euro.

E për të gjitha këto ne faqen zyrtare te Avokatit të Shtetit nuk gjen asgjë, përpjekjet e qytetareve për informacion mbi gjyqet e arbitrazhit dështojnë ne mase.

A rrezikon Shqipëria një biznes te ri, atë te Arbitrazhit, ku e fituar del qeveria e i humbur taksapaguesi shqiptar?

A duhet te ndalet kjo gjë nëpërmjet përgjegjësive ligjore individuale e jo thjesht atyre institucionale, apo morale?

A duhet te këtë tashme ndjekje penale nga SPAK ndaj personave përgjegjës për humbjet kolosale ne arbitrazh ndaj taksapaguesve shqiptare?