PS, testim për deputetë e ministra. Rama zihet "ngushtë" për Bushatin

Partia Socialiste do të kalojë në skaner punën e secilit prej ministrave të Qeverisë. Vendimi u bë i ditur nga kryeministri Rama pas mbledhjes së Shtabit në selinë rozë.

Kryeministri, Edi Rama, zhvilloi gjatë pasdites së sotme mbledhjen e radhës me shtabin elektoral.

Në mbyllje të saj ai deklaroi përt mediat se shumë shpejt deputetë dhe ministra socialistë do ti nënshtrohen vlerësimit të anëtarësisë, por jo vetëm.

Rama: Ne vazhdojmë punën, diskutojmë për gjendjen në të gjitha aspektet në çdo komunitet. Jemi në procesin e një ndërveprimi të ri me anëtarësinë që ka filluar të marrë kodet digjitale për të dhënë vlerësimin për deputetët e qarkut. Pas pak ditësh do të dalë dhe kërkesa për vlerësim për ministrat  që do të jetë edhe përtej anëtarësisë. Çdokush që është i interesuar do të mund të hyjë për të bërë një vlerësim. Ndërkohë përgatisim hapin e tretë që është ftesa për të konsideruar shprehje interesi për të përfaqësuar komunitetin në parlament me skuadrën e PS.

Kreu i socialistëve nuk preferoi të japë detaje rreth kandidaturave për Kryesinë e re të PS që do të votojë Asambleja të premten.

Rama: Nuk do të flas sot për atë që do të ndodhë të premten.

I pyetur nëse do të jetë jetë Ditmir Bushati në këtë listë, Rama u përgjigj.

Rama: Aaa, faleminderit!