Tiranë: I shpërthen bombola e gazit në banesë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Tetor 2020, 09:30
Sot në mëngjes rreth orës 08:50, në rrugën “Idriz Dollaku”, dyshohet se ka shpërthyer një bombul gazi, në oborrin e baneses private të shtetasit N.H.. Policia informon se ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.