Elbasan: Përleshje me shishe në lokalin ku shpërtheu tritoli
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Tetor 2020, 08:47
Një përleshje ka ndodhur mbrëmjen e 2 tetorit një lokal të njohur në qendër të qytetit të Elbasanit. Disa të rinj janë përleshur me shishe.
Si pasojë e përplasjes mes tyre kanë mbetur të plagosur disa të rinj. Mësohet se në vendngjarje mbërriti policia, të cilët shoqëruan disa prej të rinjve që u përfshinë në konflikt dhe dëshmitarë.
Sherri ka ndodhur në një lokal në të cilin në fillim të muajit gusht shpërtheu një sasi tritoli. Ndërkaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të kësaj ngjarje. Ndërkohë rikujtojmë që ketij biznesi pak kohë më parë iu vu edhe një lëndë plasëse.