BOOM/"Shteti suedez i vendos ekspuls 15-vjeçarit të sëmurë, apeli i prindërve

"Shqipëria pa filtra", rubrika e përjavshme në "BOOM" solli këtë të premte një histori vërtet të trishtë.

Në vitin 2012 Evrianthi Bajraktari merr djalin 7 vjeçar dhe niset drejt Suedisë. Arsyeja e largimit ishte  gjendja e  rëndë shëndetësore  e djalit dhe shpresa e nënës për shërim ishte vetëm jashtë kufirit të Shqipërisë.

Për 7 vite shteti suedez u kujdes për djalin, duke i bërë disa ndërhyrje kirurgjikale, por në vitin 2019 djali dhe mamaja marrin ekspuls dhe kthehen në Shqipëri. 

"Pas ardhjes në Shqipëri shëndeti i djalit është përkeqësuar. Asnjë ilaç që përdorte fëmija në Suedi nuk e gjen këtu. Jeton jashtë çdo kushti".

As në krevat nuk e mbajnë dot,  por i kanë shtruar një dyshek në tokë. 

Nëna kërkon që të ketë mundësi të shkojë përsëri në Suedi sepse shëndeti i djalit të saj këtu po përkeqësohet. 

Por sot për shkak të ekspulsit që ka nëna dhe djali ajo nuk mund të shkojë në Suedi qoftë edhe për një vizitë të specializuar.  

Apeli i nënës i drejtohet shtetit shqiptar që të ndërmjetësojë për lehtësimin e kësaj mase. 

 Të njëjtën kërkesë ka edhe i ati.

"Kur  ishte djali im në Suedi shkonte në shkollë.  Këtu as në oborr nuk del dot, shikoni si ka mbetur i shtrirë. Shteti aty ishte social dhe e ndihmonin me fizioterapi dhe kurime. Shiko si ka mbetur këtu vetëm i shtrirë. Ka shtuar 20 kg dhe nuk lëviz dot nga vendi, as në oborr nuk e nxjerr dot për ajër të pastër. Këtu as ilaçe për djalin nuk ka, ne na i sjell një zonjë nga Suedia". 

Kontakti i familjes:
0693114681

Apeli jonë shkon për çdo shqiptar që mundet sadopak ti vijë në ndihme familjes Bajraktari.