Covid-19/ Sërish rekord të shëruarish, rritet edhe numri i të infektuarve
Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat sa i përket Covid-19 në 24 orët e fundit. Sipas ministrisë bëhet me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 159 raste të reja, ndërsa janë shëruar plotë 265 të tjerë.
Njoftohet se betejën me virusin e ka humbur një 75-vjeçar nga Tirana.
Shpërndarja gjeografike e rasteve të reja është e tillë:
87 raste në Tiranë, 11 në Elbasan, 9 në Fier, 7 në Berat, 5 në Durrës, nga 4 raste në Korçë, Gjirokastër, nga 3 raste në Krujë, Lezhë, Vlorë, Dibër, Kuçovë, nga 2 raste në Shkodër, Klos, Gramsh, nga 1 rast në Lushnjë, Mirditë, Kamëz, Pogradec, Sarandë, Delvinë, Divjakë, Fushë-Arrëz, Memaliaj, Vorë, Cerrik,
Gjithashtu bëhet me dije se në spital janë të shtruar 202 persona ku 23 janë në terapi intensive ndërsa 7 janë të intubuar.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 202 pacientë, 23 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.
/A.P/Ora News/