PD kallëzon Lleshajn e Doracajn, Bardhi: Ndryshimi i vendbanimeve prek dhe vendvotimet
Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK Ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe kreun e Gjendjes Civile Bledar Doracaj. Vendimi ka ardhur pas denoncimeve për ndryshimin e vendbanimeve pa dijeninë e qytetarëve, që sipas opozitës sjell dhe ndryshimin e vendvotimeve.
Pas denoncimeve të qytetarëve për ndryshimin e njësive të banimit pa u njoftuar, Partia Demokratike ka paditur në SPAK Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshajn dhe kreun e gjendjes civile Bledar Doraca.
Duke e konsideruar si një veprim që ka qëllim manipulimin e listave të votuesve, selia blu
ka ndritur padi për 3 vepra penal: falsifikim i dokumenteve, shpërdorim i detyrës dhe shkelje e të drejtës së zgjedhjes.
Po ashtu Strukturës së Posaçme Antikorrupsion i kërkohet të sekuestrojë të dhënat kompjuterike, siç është Rregjistri Kombëtar i Gjendjes Civile, me qëllim sipas selisë blu për të vërtetuar ndërhyrjet e paligjshme në sistem me qëllim ndryshimin e adresës së vendbanimit dhe për rrjedhojë, të pengojë qytetarët të votojnë përmes ndryshimit të vendvotimit.
Në deklaratën për mediat thuhet se Ligji për Gjendjen Civile dhe Kodi Zgjedhor janë shumë të qartë lidhur me këtë çështje.
"Ndërhyrja e drejtëpërdrejtë në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile ndikon në procesin zgjedhor, duke ndryshuar menjëherë qendrat e votimit ku duhet të votojnë qytetarët shqiptarë" thuhet në deklaratë duke cituar nenin 46 të Kodit Zgjedhor në fuqi, ku thuhet se qendrat e votimit bazohen te kodi i vendbanimit.
Ndërkaq duke vënë në dukje se SPAK duhet të kishte nisur vetë hetim për këtë çështje, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, thekson se “e paraqet këtë kallëzim, si mundësi ligjore e ushtrimit të përgjegjësive në mbrojtje të interesit publik.

