Basha i premton Elbasanit: Do shkëpus lidhjet e krimit me pushtetin

Lulzim Basha, paketën ekonomike prej 5 piksh për situatën anti Covid, ua prezanto qytetarëve dhe bizneseve në Elbasan. Ai i bëri thirrje qeverisë të aplikoi paketën ekonomike te propozuar prej tij, ndërsa tha se njerëzit duan mbështetje konkrete.

Kryetari i  Partisë Demokratike Lulzim Basha, u ndal në Elbasan në një takim me qytetarë dhe biznese ku ka folur për paketën ekonomike anti-Covid.

Xhepat e njerëzve tha ai janë boshatisur, për shkak se qeveria nuk nxori një paketë të re ndihme dhe dy paketat e para ishin gjysmake.

"Lëri broçkullat dhe gërrvërret e të marrë planin ta zbatojë. Ky plan nuk ka të bëjë me konkurrencën e partive por me shëndetin e njerëzve. Plani është plotësisht i zbatueshëm dhe e kemi bërë për qeverinë

Lulzim Basha foli për gjendjen e kriminalitetit në Elbasan.

"Situata e krimit është rënduar për shkak të bashkëpunimit të krimit me shtetin, atë që kemi thënë prej 7 vitesh. Nuk ka njeri që nuk e beson që atë që kemi thënë është e vërtetë prandaj zgjidhja është shkëputja e lidhjeve të krimit me pushtetin. Ky është zotimi im dhe një ndër arritjet e mia të para për Elbasanin dhe Shqipërinë.”

Në takimet me biznesin, Basha tha se plani 6 mujor i rimëkëmbjes shpëton biznesin nga falimentimi.

Biznesi ju ankua për vështirësi, ndërsa thanë se qytetarët e kërkojnë bukën dhe ushqimet me listë.

Të rinjtë elbasanas, i thane Bashës se të vetmen zgjidhje shohin emigracionin.

https://youtu.be/HSpjNIh1Ws0