EMRI/ Kreu i SHÇBA Fier-Berat ngec në Vetting. Shkarkohet nga detyra
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Tetor 2020, 09:20
Arben Frashëri, drejtor i Drejtorisë Rajonale të SHÇBA në Fier dhe Berat, nuk e kalon vettingun, raporton Ora News.
Sot në ora 09:00, Frashëri doli para Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit, provë të cilën nuk e ka kaluar.
Frashëri shkarkohet automatikisht nga detyra, ndërsa ende nuk janë zbardhur arsyet e këtij vendimi.
Frashëri ka mbajtur disa poste në Policinë e Shtetit ku mes tyre përmendim Drejtor i SHÇBA Tiranë.