Greva e naftëtarëve, Balliu: Ballshi të nxjerrë mësime se ku i çon e majta

Mungesa e kujdesit shëndetësor shoqëroi katër ditët e para të grevës së urisë së naftëtarëve të Ballshit, krahas asaj që ata e cilësojnë indiferenca vrasëse e institucioneve të shtetit.

Fahri Balliu thotë se Ballshi por edhe Fieri duhet të nxjerrin mësime se ku i çon e majta.

Balliu: Kush vajti te Unaza nga qeveria? Ky mashtruesi i kalibrit të cirkut, Erion Veliaj, ky që flet për qytetarët e Tiranës me sloganet e skemave që nuk kanë asnjë lidhje me jetën e përditshme të Tiranës. Asnjë nuk vajti. Asnjë nuk shkon te Ballshi. Ata të Ballshit të nxjerrin mësim të madh, prej tyre edhe ata të Fierit, se ku i çon e majta. E majta e tyre i çoi te pasurimi i secilit prej këtyre të majtëve, të marrin kryetarin e bashkisë së Fierit dhe ti matin pasurinë që ka dhe të shikojnë veten e tyre ku janë. Të mësojnë nga kjo luftë, nga kjo dhimbje, nga kjo katrahurë ku i ka futur qeverisja socialiste njerëzit.

Në Rtv Ora, ai komentoi edhe katasrofën urbanistike në Tiranë.

Balliu: Që kur ishte kryetar bashkie Edi Rama mësoi të gjithë teknikën e vjedhjes dhe shpartallimit të urbanistikës. Ligjet e urbanistikës në gjithë botën janë të barabarta me ligjin që ka qenë gijotiona. Ky nuk do t'ja dijë dhe i ka bërë të gjitha siç ka dashur mendja e tij skizofrenike që nuk ishte në gjendje të jetonte në një shtëpi normaklisht. Shprehja themelore e korrupsionit, trafikut, krimit të organizuar janë fusha e ndërtimeve. Aty derdhen paratë për tu pastruar.