Kërcënoi me thikë babain, arrestohet 34-vjeçari në Vlorë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Tetor 2020, 09:37
Kanosi me thikë babain e tij, arrestohet 34-vjeçari në Vlorë.
Shtetasi me inciale V.K, banues në fshatin Fitore, është arrestuar në flagrancë nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Vlorës.
Njoftimi i Policisë Vlorë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim te punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin:
V.K., 34 vjeç, banues në fshatin Fitore, Vlorë.
Arrestimi i tij u bë pasi ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ka kanosur me mjet prerës (thikë) babain e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Dhuna në familje”.