A ka pasur raste të tjera me Covid në Shtëpinë e Bardhë?
Shtëpia e Bardhë po teston ndihmësit dhe këdo tjetër që bie në kontakt me presidentin Trump.
Në muajin maj, sekretarja e shtypit e Zëvendës-Presidentit Mike Pence, Katie Miller, doli pozitive dhe pas trajtimeve mjekësore arriti të shërohej.
Po atë muaj, një anëtar i Marinës Amerikane i cili po shërbente si një nga shërbëtorët personalë të Presidentit Trump rezultoi pozitiv me Covid.
Nga deklaratat e bëra asaj kohë nga Shtëpia e Bardhë u tha se as presidenti dhe as nënkryetari nuk janë infektuar.
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Robert O'Brien, një numër agjentësh të Shërbimit Sekret, një pilot i Marine One dhe një punëtor i kafeterisë së Shtëpisë së Bardhë gjithashtu kanë rezultuar pozitivë.
Ditën e djeshme presidenti i SHBA-ve dhe Zonja e Parë Melanie Trump kanë rezultuar infektohen me Covid-19.