Shokuese/ I marrin jetën parazitët e kokës, policia tronditet nga ajo që gjen në dhomën e 12-vjeçares

Në Xhorxhia të SHBA-ve është shënuar një ngjarje e rëndë. Një 12-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një infektimi të rëndë nga parazitët e kokës. Policia ka raportuar se dhoma e fëmijës ishte e mbushur me minj dhe insekte. Vajza, Kaitlyn Yozviak ndërroi jetë nga një arrest kardiak.

Mjekët dyshojnë se shkaku kryesor i sulmit kardiak kanë qenë pickimet e përsëritura nga parazitët që sollën uljen e nivelit të hekurit në gjak. Dhoma ishte e ndyrë dhe e amortizuar kur agjentët hynë në shtëpi dhe gjetën trupin e saj. Në hapësirën e shtratit gjendeshin parazitë të shumtë.

Raportohet se prindërit janë arrestuar nga policia nën akuzën e vrasjes së shkallës së dytë, si dhe mizori ndaj fëmijëve.

Në foto: Babai i 12- vjeçares
Në foto: Mamaja e 12-vjeçares