Tragjike/ Ndërron jetë në moshën 19-vjeçare djali i aktorit të njohur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Tetor 2020, 16:29
Archie Lyndhurst, djali i aktorit të njohur britanik Nicholas Lyndhurst, ka ndërruar jetë në moshën 19-vjeçare si pasojë e një sëmundjeje.
Ai kishte nisur të rrugëtonte në hapat e babait të tij, ku që prej vitit 2015 ishte pjesë e ekranit ku ishte pjese e BBC për fëmijë (CBBC).
Lajmin e ka bërë me dije drejtori i CBBC nëpërmjet një statusi në Twitter ku shkruan: Ai do të na mungojë në të gjithëve, ngushëllimet tona shkojnë për familjen. Ai ishte një talent shumë i madh, të gjithë ne në "BBC fëmijë" jemi të shkatërruar.
Ai kishte performuar në një episod të "So Awkward" sëbashku me babain e tij. /A.P/Ora News/


