Gjatë përpjekjeve për të thyer rekordin e shpejtësisë tokësore shoferi humb jetën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Tetor 2020, 09:06
Duke u përpjekur për të thyer rekordin e shpejtësisë tokësore britanike një shofer ka humbur jetën.
Ngjarja ka ndodhur në Elvington Airfield në Yorkshire rreth orës 4:30.
Policia njoftoi se sapo kishin marrë lajmin se kishte ndodhur një përplasje shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes.
Në një deklaratë të trupit qeverisës Motorsport UK tha se ishte "thellësisht e trishtuar për të njoftuar se një aksident fatal ndodhi këtë pasdite në Elvington Airfield gjatë një përpjekje rekord të shpejtësisë tokësore britanike".
Organizata shtoi se kishte filluar një hetim të plotë së bashku me organizatorin e ngjarjes dhe policinë lokale.