Nagorno-Karabak, tre superfuqitë thirrje për armëpushim të menjëhershëm, Macron: Po luftojnë dhe sirianët

Presidentët e Rusisë, Vladimir Putin, ai i Shtetet e Bashkuara, Donald Trump dhe i Francës, Emanuel Macron, kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët duke bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm midis forcave të Azerbajxhanit dhe Armenisë, të cilat po luftojnë rreth Kaukazit në rajonin e Nagorno-Karabak.

Ata apeluan që palët ndërluftuese të kthehen menjëherë dhe pa vonesë në tryezën e negociatave.

"Ne u bëjmë thirrje udhëheqësve të Armenisë dhe Azerbajxhanit që të angazhohen menjëherë dhe pa kushte për të filluar bisedimet mbi thelbin e zgjidhjes me ndihmën e bashkë-kryetarëve të Grupit Minsk të OSBE", thanë të tre udhëheqësit në një deklaratë të përbashkët.

"Ne bëjmë thirrje për një fund të menjëhershëm të armiqësive midis forcave ushtarake," thanë presidentët e Rusisë, Shteteve të Bashkuara dhe Francës në një deklaratë të përbashkët.

Grupi i Minskut u krijua në 1992 për të ndërmjetësuar një zgjidhje paqësore të enklavës së Nago-Karabakut në Kaukazin Jugor.

Ndërkohë më herët presidenti francez Macron, ndërsa ndoqi një samit të BE-së në Bruksel, deklaroi se kishte informacion "të qartë" në lidhje me praninë e xhihadistëve sirianë në Nago-Karabak.

 Sipas presidentit francez, luftëtarët xhihadistë u dërguan përmes Gaziantep në operacionet ushtarake në Nago-Karabak, në mënyrë që të forconin forcat azere.

"Ne kemi informacion të qartë sot se luftëtarët xhihadistë sirianë u dërguan përmes Gaziantep në teatrin e operacioneve në Karabakun e Epërm. Është një lajm shumë serioz, i cili ndryshon lojën ”, deklaroi Macron.

Për më tepër, presidenti francez e përshkroi situatën në rajon si "serioze", duke theksuar se ai do të bëjë gjithçka për zgjidhjen paqësore të tij. 

Ai shtoi se një avion ishte tashmë gati për riatdhesimin e dy gazetarëve francezë që u plagosën nga forcat e Azerbajxhanit.

Turqia, e cila e ka mbështetur Azerbajxhanin që në nisje të luftimeve, mohon pretendimet se luftëtarët sirianë janë transferuar në Nago-Karabak.