“Të Allahut jemi dhe vetëm tek ai do të kthehemi”, Meda humb njeriun e shtrenjtë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Tetor 2020, 14:35
Meda, këngëtari i njohur i muzikës popullore qytetare, ka humbur njeriun e tij të shtrenjtë.
Meda ka humbur dajën e tij në moshën 77 vjeçare.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtari nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Instagram, bashkangjitur së cilës shkruan:
"Të Allahut jemi dhe vetëm tek ai do të kethemi.
Me caktimin e Allahut sot me daten 01.10.2020 ka ndrru jet në moshën 77 vjeqare Daja im Sahit ( Ramiz ) Maliqi inshallah e takojna në Xhenet"