Dua Lipa kundër Donald Trump: 70 mijë dollarë shpenzime për flokë dhe parukeri i tij prapë e urren atë

Dua Lipa, këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare shpeshherë ka shprehur publikisht mospëlqimin që ka për presidentin Donald Trump.

Së fundmi, Dua nuk ka ngurruar që të bëjë një koment për flokët e Donald Trump. Gjatë një dalje publike, Trump është shfaqur me një aksesor mbi kokë që duket si një kapse.

Fotoja që ka kapur këtë moment po bën xhiron e rrjetit dhe të gjithë po hulumtojnë se ai po përdor paruke.

Në foto: Postimi i Dua Lipës në InstaStory ku jep mendimin e saj për flokët e Donald Trump

 “70 mijë dollarë shpenzime për flokë dhe parukeri i tij prapë e urren atë”, shkruan Dua Lipa në një postim në InstaStory.

Këngëtarja ka shprehur hapur mendimin që ajo ka për votimet. Ajo është shprehur se po manipulohet sisitemi i votave dhe u ka bërë thirrje të gjithëve që mos t'i dërgojnë votat e tyre me email.  

Në foto: Postimi i Dua Lipës në InstaStory në lidhje me mendimin që ka për votimet