Mozzik feston 25- vjetorin e tij me Loredanën? Ja fotot që e nxjerrin zbuluar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Tetor 2020, 12:25
Mozzik, së fundmi ka festuar ditëlindjen. Reperi i njohur nga Kosova, përmes disa fotove të postuara në llogarinë e tij në Instagram, ai ka treguar që ka festuar 25- vjetorin e tij në Stuttgart të Gjermanisë.
Ajo që ra më shumë në sy nga fotot që ka publikuar reperi ishte bluza që ai kishte veshur.

Bluza që mbante veshur reperi thuhet se eshtë e Loredanës. Në foton e dytë vihet re hija e një femra bjonde që fotografon reperin dhe fansat mendojnë që ajo është Loredana.


Këto dyshime kanë lindur pasi para disa ditësh ata janë kapur teksa bënin shopping bashkë dhe dukeshin mjaft të afërt me njëri-tjetrin.