Zhytësit në sfidë me njëri-tjetrin se kush bën hekurosjen më perfekte nën ujë

Të hekurosësh nën ujë zhytësit na i kanë treguar se nuk është e pamundur.

Pas 78 zhytësish australiane të cilët morën insiativën të hekurosnin në ujë, pas tyre edhe 86 zhytës britanikë morën vendimin të hekurosnin 20 metra nën ujë për 10 minuta të gjithë së bashku duke sfiduar njëri tjetrin.

Hekurosja nën ujë është kthyer në një sport ekstrem dhe formë argëtimi në shumë vënde.

Për herë të parë një kampionat i tillë u zhvillua në vitin 2002 në Berlin dhe tani ai është kthyer në një sport mjaft të përhapur në shumë konteinente, nga Afrika, Europa e deri në Zelandën e Re.