Alieni i zi? 32- vjeçari pret hundën, veshët dhe mbulon gjithë trupin me tatuazhe
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Shtator 2020, 09:32
Të shumtë janë ata persona të cilët vendosin të bëjnë tatuazhe në trupin e tyre. Disa preferojnë të bëjnë gjëra simbolike, mirëpo disa të tjerë e kanë tepëruar me ngjyrosjen e trupit të tyre.
E tillë është dhe historia e 32-vjeçarit francez, Anthony Loffredo i cili ka prerë hundët, veshët, ka ndarë gjuhën në disa pjesë dhe ka mbuluar pothuajse të gjithë trupin me tatuazhe.
Madje ka ngjyrosur me bojë të zezë edhe pjesën e bardhë të syve. Ai pretendon, se duhen vetëm 16% më tepër tatuazhe në trup, që të fitojë epitetin “alieni i zi”.



