E dashura e re e Brad Pitt, ngjashmëri me një prej femrave më të bukura në botë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Shtator 2020, 08:48
Nicole, e dashura 27- vjeçare e Brad Pitt është akoma e martuar me burrin e saj 68 - vjeçar, Roland Mary, me të cilin ka një djalë.
Mesa duket çifti kanë një martesë të hapur.
“Brad Pitt u takua me Nicole vitin e kaluar në restorantin Borchardt në pronësi të burrit të saj Roland. Aktori ka ardhur në restorant prej vitesh dhe e njeh Roland për një kohë të gjatë. Nicole i dha numrin e saj të telefonit sapo u takuan dhe këtu filluan shkëndijat midis atyre ”, tregoi një mik i Nicole.
Nicole u fotografua në premierën e “Jim Button and the Wild 13” në Berlin, dhe nga fotot vihet re se bukuroshja nuk ka vënë grim.
Ajo duket e mahnitshme dhe ka ngjashmëri me kolegen e saj shumë më të njohur Irina Shay.