Aurela Gaçe thumbon kolegët e saj: JLo dhe Maluma duhet të ishin shqiptar pa të thyenin rekord klikimesh

Kënga më e fundit e JLo dhe këngëtarit, Maluma "Pa ti" ka tërhequr vëmendjen edhe të Aurela Gaçes.

Këngëtarja  nëpërmjet këngës së tyre ka përfituar t'i hedhë disa thumba kolegëve të saj shqiptarë.

Nëpërmjet një postimi në "Instastory", Aurela tregon se kënga "Pa ti" ka mbledhur 3 milionë e 500 mijë klikime në tre ditë, ndërkohë që në YouTube kanë 13.4 milionë subscribers.

3 ditë, 3 milionë e 500 mijë shikime. Ndërkohë, Subscribers në Youtube. 13.4 milionë. Ose këta s’kanë fansat (qe dmth o kane këta o s’di tjetër) ose s’dinë te blejnë, ose ose, duhet te ishin shqiptare që të kishin më shumë sukses në këto lloj punësh. Ah, nejse thuaj. Po të ishin këtu, do të kishin thyer rekorde edhe më shumë se kaq. Do të shkruante edhe media për thyerje rekordesh. Po nejse thuaj. Hajt natën”- shkruan Aurela.