Këndoni në dush? Atëherë vazhdoni ta bëni për të gjitha këto arsye
Sipas një studimi të bërë në Australi një në 5 veta këndojnë në dush dhe shumica prej tyre besojnë se mund të jenë të denjë ëpr tu bërë këngëtare ose për të marrë pjesë në ndonjë konkurs.
Këndimi në dush është i rëndësishëm pasi kështu personat që këndojnë mund të jenë më të lumtur.
Përveç ndjesisë së lezetshme që e kemi provuar të gjithë nga këndimi në dush, ka disa përfitime të tjera:
1. Forconi sistemin imunitar
Kënga në dush na ndihmon të luftojmë viruset dhe na mbron prej tyre. Një arsye më shumë për të kënduar.
2. Redukton stresin
Këndimi në dush ka efekt qetësues dhe ul rrahjet e zemrës. E ndihmon trupin të relaksohet dhe lufton ankthin.
3. Redukton dhimbjen
Shëndeti ynë fizik dhe psikologjik janë të lidhura me njëri-tjetrin. Të përformosh këngën e preferuar teksa lahesh, të ndihmon të kalosh dhimbjet. Redukton tensionin e muskujve dhe inkurajon trupin të çlirojë endrofinën.
4. Ju bën të mendoni që keni zë!
Duke qenë se sipërfaqja e dushit është e vogël, zëri duket më i fortë, më i plotë dhe ju mendoni për disa minuta që Beyonce s'ka asgjë më shumë!