Danimarkë, imami kërkon "sheriatin"
Myslimanët janë pakica fetare më e madhe nëDanimarkë, dhe tani po synojnë që në tërësinë e normave juridike të vendit të përfshihetedhe një pjesë e së drejtës islame.
Prej ditësh në qytetin lindor të Odenses ështëpritur me polemika deklarata e një prej imamëve lokalë i cili po shtyn idenë ezbatimit të ligjit të Sheriatit në shoqërinë daneze.
Imami Abu Bashar në qytet u ka kërkuar grave tëfirmosin kontrata divorci, ku gruaja zotohet të heqë dorë nga fëmijët nëserimartohet, nëse zhvendoset me banesë mbi 130 kilometra larg bashkëshortit, dhenëse njollos nderin e familjes.
Për më tepër, gruaja ngarkohet t'i paguajëbashkëshortit dëmet e divorcit.
Rasti i një dokumenti të tillë të firmosur nëgjuhën arabe përpara disa dëshmitarëve u sigurua së fundmi nga mediet vendësedhe komentohet me shqetësim nga kryebashkiaku i Odenses.
"Kjoështë dhunë psikologjike e ndërmarrë në emër të ligjit të Sheriatit. Nuk kanjeri që e firmos një kontratë divorci të tillë pa qenë nën presion të jashtëzakonshëm.Është i papranueshëm dhe sigurisht që kjo marrëveshje nuk vlen para ligjit kombëtar."
Imami Abu Bashar është raportuar në polici përdhunë psikologjike, vepër penale që parashikon deri 3 vite heqje lirie.
Sondazhet e mëhershme tregojnë se 4 në 10myslimanë danezë duan që ligjet e vendit të bazohen pjesërisht në ligjin eSheriatit, ndërsa vetëm 10 për qind mendojnë se mësimet e Kuranit duhet tërregullojnë pjesërisht mënyrën se si sillet shoqëria.
Një debati të tillë iu bashkua në fundjavëedhe kryeministrja daneze, Mete Frederiksen.
"Sheriatinuk ka vend në Danimarkë, nuk është danez e as ka për t'u bërë asnjëherë. Imaminuk duhet të ndërhyjë fare te çështjet e divorcit. Ajo u takon vetëm palëve nëmartesë. Ne kemi pasur dyshime për tendencat jodemokratike në disa pjesë tëDanimarkës, të cilat qeveria jonë do bëjë gjithçka për t'i ndaluar."
Sipas një studimi të Ministrisë daneze tëDrejtësisë, 8 në 10 myslimanë danezë gjithashtu duan t'i bëjnë të dënueshmekritikat ndaj islamit, krahasuar me 18 për qind nga qytetarët e thjeshtë.
Në Danimarkë jetojnë mbi 300 mijë myslimanë qëpërbëjnë 5,4 për qind të gjithë popullsisë.