Samiti G-20 në Riad, në fokus mbrojtja e jetëve dhe rritja ekonomike

Takimi i sivjetshëm i G20-ës do të mbahet në Arabinë Saudite.Për shkak të pandemisë së koronavirusit, ky samit do të mbahet online. Në fokusdo të jetë mbrojtja e jetëve dhe rikthimi i rritjes ekonomike pas pandemisë qëndikoi në financat botërore.

Mediet saudite njoftojnë se samiti do të mbahet në datat21 dhe 22 nëntor në kryeqytetin e Arabisë, në Riad.

Takimi i liderëve të 20 vendeve më të industrializuara tëbotës  do të drejtohet nga Mbreti SauditSalman bin Abdulaziz Al Saud dhe fokusi do të jetë në "mbrojtjen e jetësdhe rivendosjen e rritjes ekonomike, duke adresuar dobësitë e shfaqura gjatëpandemisë dhe duke hedhur themelet për një të ardhme më të mirë".

Në deklaratën e lëshuar mësohet se G20-a ka kontribuar membi 21 miliardë dollarë për të mbështetur prodhimin, shpërndarjen dhe mundësinëe diagnostikimit, terapeutikës dhe vaksinave për Covid-19-ën.

Po ashtu, sa i përket financave globale dhe mundësisë sënjë recesioni të thellë, për të parandaluar efektet negative, vendet e G20-ëskanë alokuar një shumë prej 9.5 trilion eurosh në ekonominë botërore.

Po ashtu, në vijim, deklarata e lëshuar njofton për njënegocim për borxhet e vendeve më pak të zhvilluara, që të kenë mundësi qëparatë t’i invesotojnë për çështje të brendshme sociale dhe infrastrukturë mëtë mirë mjekësore.

Arabia Saudite, eksportuesi më i madh në botë i naftësdhe një aleat kryesor i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e merr kryesimin ekëtij samiti në një kohë kritikash të rënda ndaj vendit sa i përket të drejtavetë njeriut pas vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi, në 2018-ën, dhe luftës nëJemen.