"Vaksina anti-Covid më e rrezikshme se vetë virusi", 9 mitet për Covid-19 që nuk do të zhduken kurrë

Edhe pse Koronavirusi vijon të infektojë dhe të marrë jetë njerëzish çdo ditë, sërish ka persona që pandeminë në fjalë e lidhin me teori konspirative.

Shumë prej tyre mendojë se Covid-19 është krijuar në njël laborator në Kinë, gjë për të cilën ka patur edhe përplasje politiko-diplomatike Washington-Pekin.

Ndërsa dyshime të shumta janë hedhur edhe mbi efikasitetin dhe atë çfarë mund të shkaktojë vaksina anti-Covid.

Këto e shumë mite të tjera “Scientific American” i shpjegon në një mënyrë shumë të hollësishme.

9 mitet sipas “Scientific American”:

Koronavirusii ri u krijua në një laborator në Kinë

Për shkak se patogjeni ushfaq fillimisht në Vuhan të Kinës, presidenti amerikan Donald Trump ka pohuar– pa prova – se ai e ka origjinën nga një laborator atje. Madje disa teoricienëtë konspiracioneve, kanë spekuluar se virusi i krijua enkas si një armë biologjike,edhe pse kjo është mohuar nga agjencitë amerikane të inteligjencës.

Duke reaguar ndaj thirrjevepër një hetim të pavarur ndërkombëtar në lidhje me origjinën e virusit, Kina kaftuar studiues nga Organizata Botërore e Shëndetit që të hulumtojnë mbi këtëçështje. Por provat e deritanishme, sugjerojnë që SARS-CoV-2 nuk u krijua nëndonjë laborator.

Elitate pasura e përhapën me qëllim virusin, për të pasur më shumë para dhe pushtet

Në një video që qarkullon nëinternet me titull “Plandemic”, dhe një libër me bashkautore mjeken XhudiMikovic, që dikur botoi një studim mbi sindromën e lodhjes kronike, pretendonse drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive EntoniFauçi dhe bashkë-themeluesi i “Microsoft”, Bill Gejts, e kanë përdorur ndikimine tyre për të përfituar nga sëmundjet.

Videoja u shpërndagjerësisht nga kundërshtarët e vaksinimit, dhe grupi i teorive të komplotit“QAnon” në internet. Ai u pa më shumë se 8 milionë herë në YouTube, Facebook,Twitter dhe Instagram para se të hiqej nga këto platforma për shkak tëpretendimeve të saj të rreme.

Covid-19nuk është më i keq se sa gripi i zakonshëm

Që në ditët e para tëpandemisë, Donald Trump, ka pohuar vazhdimisht se sëmundja nuk është më errezikshme sesa gripi sezonal. Edhe pse shkalla e saktë e vdekshmërisë sëCovid-19 është e vështirë të përcaktohet, epidemiologët dyshojnë se ajo ështëshumë më e lartë se sa ajo e gripit të zakonshëm.

Qendrat për Kontrollin dheParandalimin e Sëmundjeve në SHBA, vlerësojnë se gripi shkakton 12.000-61.000të vdekur në vit. Ndërkohë deri tani, Covid -19 ka shkaktuar më shumë se 180mijë të vdekur vetëm në SHBA. Shumë njerëz kanë një imunitet të pjesshëm ndajgripit, për shkak të vaksinimit apo infeksioneve të mëhershme, ndërsa shumica ebotës nuk ka rënë ende në kontakt me Covid-19.

Nukkeni nevojë të mbani maskë

Megjithëse në fillim OBSH-jaishte disi konfuze, tani ka një konsensus të madh midis autoriteteve tëshëndetit publik, mbështetur nga studime të shumta, se mbajtja e maskave nëfytyrë mund të kufizojë transmetimin e koronavirusit. Por, pavarësisht provavestudimore, shumë njerëz refuzojnë ende të mbajnë maskë, duke e konsideruar këtëgjë një shkelje të të lirive civile.

Guvernatori i Xhorxhias nëSHBA, Brajan Kemp shkoi aq larg, sa firmosi një urdhër ekzekutiv që i ndalonautoritetet vendore të imponojnë zbatimin e kësaj mase sigurie. Ai paditi nëgjykatë kryebashkiaken e qytetit të Atlantës, Keisha Botoms, edhe pse mëvonë  u tërhoq prej saj.

Hidroksiklorokina,është një ilaç efektiv kundër Covid-19

Kur një studim i kufizuar nëFrancë, dhe që sot është shumë i kritikuar, sugjeroi që ilaçi kundër malariesmund të ishte efektiv në trajtimin e sëmundjes, presidenti amerikan Trump dhetë tjerët e shfrytëzuan rastin, duke e promovuar përdorimin e saj masiv,pavarësisht provave në rritje se përfitimet nuk ishin dhe aq të mëdha samendohej në fillim.

Nën presionin e Trump,Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) autorizoi në fillim përdorimin e saj,por më vonë u tërhoq për shkak të rrezikut të shkaktimit të dëmeve anësoreserioze në zemrën e të sëmurëve me Covid-19.

Protestatpublike sjellin shtimin e rasteve

Kur mijëra njerëz dolën nërrugët e qyteteve amerikane në fund të muajit maj dhe fillimin e qershorit, përtë protestuar kundër vrasjes nga policia të afro-amerikanit Xhorxh Floid, disanjerëz pretenduan se tubimet masive do të shkaktonin një shtim të madh tërasteve me koronavirus.

Një studim mbi protestat në315 qytetet më të mëdha në SHBA nga Byroja Kombëtare e Kërkimeve Ekonomike, nukgjeti prova se ato çuan në më shumë raste me Covid-19 apo edhe vdekje. Madjefakti që protestat janë zhvilluar në mjedise të hapura, ku rreziku itransmetimit është shumë më i ulët, dhe ku protestuesit mbanin kryesisht maska,ka të ngjarë të ketë parandaluar përhapjen e Covid-19.

Rastetshtohen për shkak të shtimit të testimeve ditore

Donald Trump ka pretenduarshpesh se shtimi i rasteve me koronavirus, është pasojë e shtimit të numrit tënjerëzve që testohen. Ai tha në një rast:”Nëse nuk testojmë… s’do të kemithuajse asnjë rast!”. Nëse ky skenar do të ishte i vërtetë, ne do të prisnim qëpërqindja e atyre që rezultojnë pozitivë me Covid-19 të binte.

Por analiza të shumta kanëtreguar të kundërtën. Numri i rasteve është rritur në shumë shtete meshpërthime të mëdha epidemike (si Arizona, Teksasi dhe Florida), ndërsa ka rënënë ato shtete që kanë kontrolluar valët e tyre epidemike (si Nju Jorku).

Nemund ta arrijmë “imunitetin e tufës”, vetëm duke lejuar përhapjen e lirshme tëvirusit në popullatë

Ekspertët vlerësojnë se përtë arritur “imunitetin e tufës”, duhet të preken nga koronavirusi afro 60-70për qind e njerëzve. Por duke pasur parasysh shkallën relativisht të lartë tëvdekshmërisë së kësaj sëmundje, lejimi që virusi të infektojë sa më shumëindividë, mund të shkaktojë miliona të vdekur.

Një tragjedi  tillëndodhi gjatë pandemisë së gripit të vitit 1918, në të cilën mendohet se vdiqënrreth 50 milionë njerëz. Shkalla e vdekshmërisë nga Covid-19 në Britaninë eMadhe është ndër më të lartat në botë. Ndërkohë Suedia, ka pasur më shumëvdekje se vendet fqinje, dhe pësuar dëme serioze në ekonomi, pavarësisht se nuku fut në karantinë.

Çdovaksinë do të jetë e pasigurt, dhe një rrezik më i madh sesa prekja nga Covid-19

Tek “Plandemic”, Mikovicpretendon se çdo lloj vaksine kundër Covid-19 do të “vrasë miliona” njerëz, dhese vaksina të tjera e kanë bërë këtë gjë më herët (në fakt, vaksinat shpëtojnëmiliona jetë çdo vit). Një tjetër teori konspirative, pretendon se Bill Gejt kanjë plan të fshehtë për t’i përdorur vaksinat si një mënyrë për të vendosurmikroçipe në trupa e njerëzve.

Gejt e ka hedhur poshtë këtë akuzë, e cila nuk bazohet në prova. Shumica e amerikanëve e mbështesin ende vaksinimin, por zërat kundërshtues janë në rritje.

Një sondazh i fundit i Gallup, zbuloi se 1 në 3 amerikanë nuk do të pranonte të vaksinohej kundër Covid-19.

Ka plot arsye për të qenë të kujdesshëm në lidhje me sigurinë e një vaksine të re, por nevoja për maturi është arsyeja pse vaksinat kandidate kryesore, po testohen në shkallë të gjerë prej deri në dhjetëra mijëra njerëz, për të përcaktuar sigurinë dhe efikasitetin e tyre.