Hoti: Asociacioni, temë e mbyllur

Ditën kur duhet të zhvillohej raundi i ri i bisedimeve teknike midis Kosovës dhe Serbisë, Kryeministri Avdullah Hoti, përsëriti se çështja e bashkimit të komunave me shumicë serbe është një temë e mbyllur. Bisedimet janë shtyrë dhe nuk dihet nëse kjo pikë e axhendës është shkaku. Në anë tjetër Bashkimi Europian kërkon që kjo çështje “të adresohet në kuadër të marrëveshjes gjithëpërfshirëse”.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, përsërititë hënën se çështja e bashkimit të komunave me shumicë serbe është një temë embyllur.

“Ajo temë nuk hapet, sepse është përmbyllur me marrëveshjen e vitit 2013 [midis Kosovës dhe Serbisë], e cila është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës, dhe pastaj është marrëveshja e parimeve e vitit 2015”, tha Hoti.

Hoti i bëri komentet gjatë një konference përmediat në Prishtinë ditën kur duhej të zhvillohej raund i ri i dialogutKosovë-Serbi në nivel ekspertësh, por që u shty, siç thënë zyrtarët europianë,për shkak të gjendjes së krijuar nga koronavirusi.

Kosova thotë se nuk dëshiron ta hapë çështjen ebashkimit të komunave me shumicë serbe, ndërsa Serbia insiston që të bisedohetpër të. Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi,Mirosllav Lakçak, thotë se kjo çështje “duhet të adresohet në kuadër tëmarrëveshjes gjithëpërfshirëse”.

Krijimi i bashkimit të komunave me shumicë serbeparashikohet nga Marrëveshja e Brukselit e vitit 2013, por Gjykata Kushtetuesekonstatoi se parimet e këtij bashkimi bien ndesh me ligjin themeltar të shtetitdhe kërkon harmonizimin me një akt ligjor të Qeverisë së Kosovës.

“Kemi treguar gjithë konstruktivitetin e nevojshëm për ta çuar përpara këtë proces [të dialogut], që është me rëndësi për Kosovën, për Serbinë dhe për rajonin”, tha Hoti.

Kryeministri iu përgjigj edhe akuzave se drejtonnjë qeveri të paqëndrueshme dhe përjashtoi përfshirjen e mundshme të PartisëDemokratike të Kosovës në qeveri.