Perla e Martinez, Inter barazon në fund të pjesës së parë ndaj Fiorentinës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Shtator 2020, 21:51
Ka përfunduar në barazim 1-1 pjesa e parëmidis Interit dhe Fiorentinës. Miqtë kaluan në avantazh që në minutën e tretë tëtakimit me anë të Kouame, ndërsa zikaltërit gjetën rrugën e rrjetës në fund tëpjesës së parë me anë të një super goli të shënuar nga Lautaro Martinez.
Për zikaltërit kjo është ndeshja e parë në këtë sezon, ndërsa për Fiorentinën takimi i dytë. Në ndeshjen e parë ata kanë fituar me rezultatin 1-0 kundër Torinos.