Majlind Lazimi: Debati duhet të bëhet për ndihmën ekonomike që është lëmosh, jo për pagën minimale
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Shtator 2020, 22:26
Mbrëmjen e sotme në emisionin Ekopolitik në RTVOra me Besart Kadia është diskutuar për rritjen e pagave dhe premtimin eqeverisë për ta bërë pagën minimale 30 mijë lek në muaj.
Në studio kanë qenë të ftuar Gjergji Gjika,Mateo Spaho, Majlind Lazimi dhe Kastriot Sulka.
Majlind Lazimi: Debati që bëhet sot nëpër botë është a duhet të kemi të ardhura bazike të garantuara?
Duhet të kemi një debat në lidhje me ndihmën ekonomike që është lëmosh, për një familje është rreth 50 mijë lek të vjetra dhe mendoj se është problem më kryesor se paga minimale dhe në fund të ditës ka të bëjë edhe me vetë personin, debati për 30 mijë lek në katër vitet e ardhshme është jo elevant, çfarë do të thotë 300 dollar të marrë dikush rrogë nëse duam të zhvillojmë IT-në?