Paris: Sulm me thikë pranë ish zyrave të "Charlie Hebdo", dyshohet për terrorizëm
Pranë ish zyrave të gazetës satirike CharlieHebd, katër persona kanë mbetur tëplagosur gjatë një sulmi me thikë.
Sipas informacioneve të policisë të raportuara nga mediat e huaja thuhet se i dyshuari që mendohet të ketë plagosur katër personat me thikë është arrestuar.
Midis të plagosurve ndodhen një grua edhe dy punonjës të agjencisë së lajmeve Premiere Ligne.
Një zyrtar i policisë së Parisit tha se ndërsaautoritetet fillimisht menduan se dy sulmues ishin të përfshirë, ata tanibesojnë se ishte vetëm një person, i cili u arrestua pranë sheshit Bastille nëParisin lindor.
Motivi i sulmit është ende i paqartë dhe nuk dihet nëse ky akti është i lidhur me Charlie Hebdo, i cili zhvendosi aktivitetet e tij nga zona pasi ekstremistët islamikë sulmuan redaksinë në 2015, duke vrarë 12 persona.
Kryeministri francez Jean Castex konfirmoi sekatër persona mbetën të plagosur ndërsa ndërpreu një vizitë që ai po bënte nëSeine-Saint-Denis, në veri të Parisit.
Dy prej të plagosurve raportohet të jenë në gjendje kritike.



