Facebook fshin një rrjet të llogarive me bazë në Kinë

KompaniaFacebook njoftoi më 22 shtator se ka fshirë një rrjet të llogarive të rreme mebazë në Kinë që ishin krijuar për të ndërhyrë në politikën e SHBA-së dhe Azisë.

Kjoështë masa e parë ndaj llogarive me bazë në Kinë, të cilat ishin të angazhuarapër ndërhyrjen në politikën amerikane. Llogaritë kishin përmbajte pro dhekundër presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Trumpdhe zyrtarët e lartë të inteligjencës së SHBA-së kanë thënë se Kina po përpiqettë ndërhyjë në zgjedhjet amerikane në favor të kandidatit demokrat, Joe Biden.

Demokratëtnë Kongres kanë thënë se Rusia është më agresive se Kina në përpjekjen për tëndikuar në zgjedhjet përmes mediave sociale.

Njoftimii Facebook-ut tha se rrjeti kishte 155 llogari në platformën kryesore tëFacebook-ut dhe gjashtë llogari në Instagram.

Poseduesite llogarive u përpoqën të fshehnin identitetin e tyre, por një hetim përcaktoise ata ishin në provincën Fujian të Kinës, tha Facebook.

Facebooknuk e lidhi rrjetin direkt me qeverinë kineze. Aktiviteti i përqendruar në SHBAishte më ulët, tha Facebook. Fokusi kryesor ishte Azia Juglindore, përfshirëFilipinet.

Shefi i politikës së sigurisë kibernetike në Facebook, Nathaniel Gleicher tha se vëllimi i ulët i përmbajtjes e bëri të vështirë vlerësimin e qëllimit të aktivitetit./ Radio Evropa e Lirë