Shpiken testet që zbulojnë brenda 90 minutave nëse jeni të sëmurë nga Covid-19 apo nga ftohja

Qeveria britanike ka shpikur dy teste të veçantë qëmund të zbulojnë jo vetëm koronavirusin, por edhe viruse të tjera të zakonshmenë vjeshtë, dimër dhe pranverë, ka deklaruar Departamenti i Shëndetit nëMbretërinë e Bashkuar.

Testet do të shpërndahen në spitale, shtëpi kujdesidhe laboratorë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar nga java e ardhshme.

"Nejemi duke përdorur teknologjitë më inovative të disponueshme për të trajtuarkoronavirusin. Miliona teste që do shpërndahen në vend dhe do të japin përgjigjenbrenda 90 minutave, duke shmangur transmetimin e shpejtë të virusit”,është shprehur Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock në një deklaratë.

Ekspertët e pandemisë kanë thënë se këto teste janëtë dobishme sepse njerëzit do jenë të aftë të dallojnë nëse janë të sëmurë nganjë ftohje e thjeshtë, apo nga koronavirusi.

Departamenti i Shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar kathënë se përpara dimrit, vendi do ketë kapacitet të madh të testimeve, duke dhënërezultate të shpejta dhe duke i ndihmuar njerëzit që të mos infektojnë të afërmit.

“Testii kryer nga makinat "Nudgebox", do të analizojë ADN-në që është marrëme shtupën në hundë dhe do të sigurojë një rezultat për Covid-19 në 90 minuta”,tha departamenti i shëndetësisë.

Tjetri i quajtur testi LamPORE - do të përpunojëmostra e marra nga pështyma për të zbuluar praninë e Covid-19 në 60 deri 90minuta. Qeveria nuk ka publikuar detaje të plota mbi saktësinë e testeve, porka thënë se testi LamPORE ka "tënjëjtën ndjeshmëri si testi tjetër.".