NASA lëshon robotët në Mars

Shkencëtarët mendojnëse Marsi dikur mund të ketë qenë i banueshëm ndaj mund të popullohet edhe nganjerëzit në të ardhmen. Këto hipoteza të tyre pritet t'i provojnë dy nga robotëte posaçëm që nisin udhëtimin drejt planetit të kuq.

Agjencia Amerikane e Aeronautikës dhe e Hapësirës po kthehetpër herë të nëntë në planetin e Marsit me misionin, këtë radhë, për të gjeturshenja jete nga e shkuara.

Një mjet me rrota i gjeneratës së fundit, i pajisur me njëminihelikopter eksplorues, pritet të zbresin në sipërfaqen e planetit të kuqpas shtatë muajve.

Projekti i ka kushtuar NASA-s rreth 2 miliardë e gjysmëdollarë dhe ka për synim identifikimin e zonave që dikur mund të kenë pasurkushtet e domosdoshme për rritjen e organizmave, të analizojë formacionet shkëmborepër fosile, të mbledhë mostra nga terreni dhe të testojë prodhimin e oksigjenitnë atmosferën e Marsit përpara dërgimit të njerëzve në planet.

"Marsi dikur kaqenë i mbuluar me ujë, të paktën hemisfera veriore e tij ka qenë dy e tretaoqean. Ka qenë i ngjashëm me Tokën por pyetja që kemi është a ka qenë realishti banueshëm. Për këtë mision do zbresim në Kraterin e Xhezeros, një ish-liqen iformuar 3 miliardë vite më parë. Sot është tharë, sigurisht, por mendojmë se potë ketë pasur shenja jete në Mars, ai është vendi i parë ku duhet tëshohim."

Administratori i NASA-s, Xhim Brajdënstajn, tregon se roboti1-tonësh që do udhëtojë në Mars vitin e ardhshëm përmban teknologjitë mëmoderne si të fotografimit, edhe të komandimit.

Por risia është minihelikopteri 1,8-kilogramësh që gjendet nëbarkun e sondës, dhe që do skanojë terrenin nga sipër për ta ndihmuar robotin tëshmangë pengesat gjatë lëvizjes në Mars.

Për shkak të baterisë, fluturimet do të zgjasin jo më shumëse 90 sekonda, ngritja nga toka do të kufizohet në 5 metra dhe distanca ngasonda jo më tepër se 300 metra.

"Kjo do jetë heranë historinë e njerëzimit që një helikopter yni fluturon në një botë tjetër.Komandat nga ne jepen 7 minuta më herët dhe roboti është programuar që tëoperojë i pavarur."

NASA pritet të testojë edhe teknologjinë e kthimit të dioksidittë karbonit në oksigjen të pastër për të provuar a mund të jetë Marsi njëplanet i banueshëm për njerëzit në të ardhmen.

Gjetjet dhe dhjetëra mostra të mbledhura në planetin e kuqpritet të mbërrijnë në Tokë vetëm në vitin 2031.

Më herët gjatë muajit, Kina dhe Emiratet e Bashkuara Arabeishin dy ndër shtetet që dërguan robotët e tyre eksploruese drejt Marsit.