Twitter merr vendimin, do të etiketojë llogaritë e mediave "të lidhura me shtetin"
Kompania Twitterbëri të ditur se do të fillojë etiketimin e llogarive të mediave të cilat janë"të lidhura me shtetin". Gjithashtu ata do të ndërmarrin hapa tëtjera për të kufizuar përhapjen e fushatave për ndikim, të udhëhequra ngaqeveritë.
Gjigandi imediave sociale bëri të ditur se do të shtojnë dhe etiketime në llogari.
"Përdallim nga media e pavarur, mediat e lidhura me shtetin, shpesh i përdorin këtollogari si një mjet për të përparuar një agjendë politike. Ne besojmë senjerëzit kanë të drejtë të dinë, kur një llogari është e lidhur direkt oseindirekt me një aktor shtetëror", tha Twitter.
Njoftimi i Twittervjen disa muaj pasi një veprim të ngjashëm e kishte marrë edhe kompania tjetër,Facebook, i cili filloi etiketimin e përmbajtjes nga media, politika editorialee të cilave kontrollohet nga qeveritë.
Një etiketë u vendos në llogarinë në gjuhën angleze në Twitter, të mediumit RT, një rrjet televiziv i financuar nga qeveria ruse, i njohur më parë si Rusia Sot.