ESA-NASA, mision për devijimin e asteroidëve

Njësoj si në filmin hollivudian "Armagedon", agjencitë europiane dhe amerikane të hapësirës po bashkëpunojnë si të devijojnë asteroidët që lëvizin rrezikshëm në drejtim të planetit tonë.

Agjencia Europiane e Hapësirësnë bashkëpunim me agjencinë simotër të aeronautikës në SHBA kanë nisur tëstudiojnë si të devijojnë asteroidët që kërcënojnë Tokën.

NASA amerikane pritetQershorin e ardhshëm të lëshojë një aparaturë eksperimentale në orbitën easteroidit "Didymos" për të testuar a mund të ndryshohet udha e njëobjekti hapësinor.

Tri vite më pas, ESAeuropiane do provojë sondën e vet "Hera" për të ravijëzuar masën easteroidit dhe madhësinë e kraterit që ai mund të krijojë në kontaktin meplanetin.

Në fokus të analizave qëndrontrupi hapësinor i quajtur "Dimorphos", që është satelit i asteroiditkryesor dhe sipas shkencëtarëve, ka mundësinë të shkatërrojë një qytet të tërëpo të bjerë në Tokë, edhe pse me diametër vetëm 160 metra apo afërsisht sa piramidae Gizës në Egjipt.

"Deri më sot njerëzimi ka qenë i pafuqishëm kundër impaktit të asteroidëve dhe objekteve të tjera që qarkullojnë afër Tokës. Por ne kemi si teknologjinë, edhe kapitalin për t'u mbrojtur. Në vitet që vijnë, NASA do u afrohet asteroidëve binjakë dhe do godasë një kanxhë drejt tyre, duke krijuar një zgavër që do e copëtojë masën. Në 2024-n do fluturojmë bashkë për t'i analizuar."

"Asteroidi në fjalë nuk përbën rrezik për Tokën sepse i kalon anash, por duam të shohim a është i mundur misioni i devijimit. Do jetë pak si bilardoja, ku një forcë e vogël godet asteroidin që është nisur drejt Tokës dhe krijon një shmangie. Na duhet ta praktikojmë këtë në rast se gjendemi përpara një asteroidi konkret në të ardhmen."

Sfida më e madhe mbetet përrealizimin e projektit mbetet distanca drejt objektivit.

Sonda "Hera" doduhet të përshkojnë një largësi një herë e gjysmë sa ajo mes Tokës dhe Diellitdhe të drejtohet në mënyrë autonome para se të ankorohet në trupin e asteroidit.

Sipërfaqja e objektit doanalizohet në detaje nëpërmjet minisatelitëve me përmasa vetëm 10 cm që dofluturojnë shumë afër trupit hapësinor.

Projekti i përbashkët do ikushtojë palës europiane rreth 130 milionë euro, ndërsa kontrolli, integrimidhe testimi i sondës "Hera" i është besuar kompanisë "OHB"të aeronautikës gjermane.