Apple, kompania e parë amerikane që vlen 2 trilion dollarë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Gusht 2020, 18:10
Apple është kompania e parë amerikane që kap vlerën prej 2 trilion dollarësh.
Kjo arritje e gjigandit të teknologjisë vetëmdy vjet pasi u bë e para kompani që arriti vlerën e 1 trilion dollarë.
Aksionet e Apple janë rritur me 60% këtë vit edhepse kompania mbylli fabrikat e saj në Kinë dhe të shitjeve me pakicë në mes të pandemisë Covid-19.
Baza e klientëve jashtëzakonisht besnikë tëkompanisë i beson prodhimet e saj aq shumë, sa që ata vazhduan të blinin iPhonedhe pajisje të tjera në internet në kohën e karantinës.