Plagosja e 17-vjeçarit në Durrës, burime për Ora News: Të rinjtë e kishin lënë sot për t'u "sqaruar"
Elvin Zira, 17 vjeç, mbeti i plagosur ditën e sotme në Sukthtë Durrësit teksa 16-vjeçari XH.S e qëlloi me thikë.
Burime thonë për Ora News se, i plagosuri i ështënënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Të njëjta burime theksojnë se, të rinjtë ishin konfliktuarme njëri-tjetrin ditë më parë, ndërsa kishin lënë ditën e martë si “ditësqarimi”.
Por fatkeqësisht “sqarimi” përfundoi me përdorimin e thikës që la të plagosur 17-vjeçarin.
Njoftimi i Policisë pas arrestimit të autorit:
”Policia e Durrësit, menjëherë pas njoftimit të marë për ngjarjen e ndodhur pak më parë në Sukth, Durrës, organizoi punën dhe falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta e profesionale, bëri të mundur të kapë dhe të shoqërojë në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme, shtetasin Xh.S., 16 vjeç, banues në Sukth, Durrës”, informon policia.
Lexo edhe: Durrës: Plagosi 17-vjeçarin me thikë, arrestohet i mituri
Durrës, plagoset me thikë 17-vjeçari