Bojkoti i futbollit/ Tufa: 4 kërkesat e Ligës Profesioniste e rrëzojnë shtetin?

I ftuar në “Ora Sport” ku tema kryesore është bojkoti që Liga Profesioniste e Futbollit i ka bërë kampionatit kombëtar të futbollit, gazetari i njohur i sportit Bashkim Tufa është shprehur se, e gjithë kjo që po ndodh është vetëm maja e ajsbergut.

Sipas tij, 4 kërkesat e Ligës Profesioniste të Futbollit duhet të gjejnë zgjidhje në mënyrë që futbolli të futet në shina e të ecë përpara.

“Kjo është maja e ajsbergut. Pyetja që shtroj: do vazhdojmë kështu? A ka ardhur koha ti themi mjaft e të fusim në shina këtë sport që të eci. Çfarë duam më shumë se bojkoti?

30 vjet nuk e di të jetë mbledhur parlamenti për sportin. Këto katër kërkesa e shembin shtetin?", u shpreh Tufa.