Bojkoti i kampionatit, Sulçe në "Ora Sport": Jemi lodhur me politikë, duam futboll
Kryeredaktori iSportit në RTV Ora, Altin Sulçe, i ftuar në emisionin “Ora Sport”, ku podiskutohet mbi bojkotin e futbollit që vijon tashmë në vend, u shpreh senjerëzit duan lojë dhe jo politikë.
Sipas tij, disanjerëz po luajnë pa top ndërsa shtoi se nuk do të donte një “futje hundësh” tëpolitikës edhe në futboll.
"Javë e pafat shtatori, javë e ngatërruar shtatori ku dëgjojmë deklarata që bien ndesh me njëra-tjetrën. Njerëzit kërkojnë të bëhen protagonistë më shumë se loja. Njerëzit duan lojë dhe jo njerëz që luajnë futboll pa top.
Unë dua futboll, nuk më intereson kush e zgjidh. Ne jemi lodhur me politikë gjithë këto vite dhe nuk dua që të depërtojë deri te futbolli. Po shoh çdo ditë deklarata helmuese. Ne duam lojën", tha ndër të tjera Sulçe.