Burri po merrte një sy gjumë afër pishinës, ariu i afrohet dhe e zgjon
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Shtator 2020, 13:05
Një ari i është afruar një burri teksa po bëntë një sy gjumë pranë pishinës.
Mattheë Bete, nga Greenfield, Massachusetts, ditën e shtune ishte duke fjetur në njëkarrige kur një ari u end nëpër oborr dhe po i merrte erë këmbëve të tij parase të zgjaste putrën dhe ta gjuante butësisht.
Sapo burri u zgjua ariu kurioz u tremb dhe ulargua me shpejtësi.
E gjithë ngjarja është kapur nga kamerat e sigurisë së shtëpise se Bete dhe më pas bashkëshortja e tij publikoi pamjet në Facebook duke shkruajtur: "Matt u trondit pak dje ndërsa po pushonte pranë pishinës".

