Fama nuk ja zbehu rrënjët, Gashi flet dhe kërcen shqip: Në dasma shqiptare më gjeje mbi tavolina

Këngëtari i disa hiteve i cili ka ngjitur majat e suksesitndërkombëtar ka dhënë intervistën e tij të parë për mediat shqiptare, memoderatoren e emisionit "Ditë e Re" në Rtv Ora, Arjola Shehun, teksa  shihet duke folur edhe shqip.

Ndonëse ka një famë ndërkombëtare Gashi nuk ka harruar rrënjëtprej ku i ka. Ai gjatë intervistës përshendet dhe kthen përgjigje në gjuhënshqipe  ku gjithashtu tregon se kurmblidhen bashkë me familjen ata flasin shqip.  .  

"Ata flasin shqip unë ja kthej anglisht. E kam inat kur tingëlloj qesharak prandaj nuk dua të flas shumë, por me familjen time flas gjithmonë shqip. Me familjen time ata kanë provilegjin të më dëgjojnë mua të flas shqip"

Dashuria për muzikën Gashit i ka lindur që kur ka qenë fëmijë.Këngëtari tregon se në dasma ai ishte i pari që çohej për të kërcyer dhegjithmonë e gjeje  mbi tavolina.

"Unë  gjithmonë kam kërcyer, çdo herë që do të shkonim në ndonjë dasëm shqiptare unë dhe motra ime do të ishim mbi ndonjë tavolinë duke kërcyer gjatë gjithë kohës, kështu që gjithmonë ka qenë në ADN tonë gjithmonë ka qenë në gjakun tim të jem argëtues"