Gjyshërit të bëjnë një hap pas, lini mamatë të rrisin fëmijët e tyre
Të gjithë e dimë marrëdhënien e veçantë qëgjyshërit krijojnë me nipërit dhe mbesat e tyre. Përpos të mirave që sjell lidhja me gjyshëritsipas mjekes pediatre Lira Gjika ka dheanën e saj negative. E ftuar mëngjesin në emisionin "Ditë e Re" në Rtv Ora, Gjika ushpreh se edhe pse gjyshërit janë të dashur dhe të mirë eshte e domosdoshme qëata të tërhiqen. Gjyshi dhe gjyshja duhet të rrinë në vendin e tyre dhe të lenëprindërit të rrisin fëmijët.
"Kjo është gjëja më e keqe që ne bëjmë, prandaj jemi gjysëm pa edukatë. Ajo që ne kemi problem është se gjyshja thotë se unë e kam mjaltin e mjaltit, kjo shprehje që mirë është të hiqet nga fjalori se ngatëron shumë gjëra është shprehje jo e saktë. Gjyshet vërtet janë të mira dhe të domosdoshme , në raport më fëmijën janë gjithmonë më të qeta dhe më të duruara ndërsa raporti me nënën gjithmonë duhet fuqizuar. Është një konflikt i cili akoma nuk është zgjidhur te ne që nëna është e para dhe fëmija e do gjyshen. E para fëmija nuk di të dojë po mëson të dojë , fëmija i ka sytën nga nëna dhe babai po ndërhynë këta të tjerët dhe të jenë pozitivë fuqizojnë lidhjen nënë fëmijë. Është e domosdoshme që të fuqizohet kjo lidhje pasi aty ndërtohet besimi dhe siguria. Gjyshi dhe gjyshërit duhet të dinë vendin e tyre, të ruajnë rradhën dhe të len prindërit të rrisin fëmijët"- thotë mjekja pediatre.